Largimi i Alban Dudushit pas 17 vjetësh nga Top Channel është një nga lajmet që më së shumti është lexuar në median online. Kjo pasi publiku nuk e priste që një figurë ikone e Top-it të ndryshonte ekran pas kaq vitesh.
Të gjithë ishim mësuar që mbrëmjet e pas orës 22.00 ti kalonim në shoqërinë e Top Show, program me të cilin Dudushi kishte aritur të krijonte audiencën dhe publikun besnik duke i rezistuar kohës. Por pandemia ishte një situatë që askush nuk e priste, jeta jonë ndryshoi dhe një nga sektorët që u prek më shumë ishin edhe mediat. Sidomos ato ku publiku ishte gjithmonë i parnishëm. Për këtë arsye Top Show në Top Channel nuk u rinovua dhe si pasojë gazetari Alban Dudushi ka vendosur të ndërroj kanal.
Ditë më parë Revista Who zbuloi se Dudushi ishte parë në ambientet e Vizion Plus teksa diskutonte me drejtues të kësaj media. Ndërkaq burime për InfoMedia Albania konfirmojnë se marrëveshja midis ish gazetarit të Top Channel dhe Media Vizion është drejt nënshkrimit të kontratës, që e bën pjesë të sezonit të ri Dudushin me një program që do të transmetohet tre herë në javë në logon e V+. Emisioni pritet të transmetohet të hënë dhe të mërkurë në 22:45 dhe të premten në prime time, në orën 21:00./ IMAlbania.com