“Nëse do ta fitoja çmimin do hapja fondacion”, ka thënë Agroni në kuadër të një shakaje me Donaldin.
Ndërsa gjatë spektaklit Einxheli tha se ndihej e mërzitur për këtë ironi dhe se sipas saj, Agroni zgjodhi të mbante anën e Donaldit.
Vetë aktori i humorit dha një koment për situatën që u krijua në shtëpi. Gjatë një interviste për emisionin “Shqipëria live”, ai tha se nuk përdori asnjë ironi dhe se gjithnjë është i drehtpërdrejt në komentet që bën.
“Agroni nuk thumbon, unë jam natyrë e drejtpërdrejtë. Aty hyra brenda një karakteri argëtues, për ata njerëz që janë aq të mbyllur aty brenda.
Mund të kisha thënë para Donald, je më i forti, por thashë fitoftë më i miri”.
Ai thotë se u ndje keq, pas nuk jam “as në moshën e Einxhelit, as Donaldit. Mendoj se është ia momenti kur të flet gjuha para mendjes”.
Agron Llakaj mbështet kolegun dhe mikun e tij, Donald Veshajn, por thotë se “për të katërt që kanë ardhur në finale, është e merituar”.