Einxhel Shkira është një nga vajzat më të komentuara të ekranit dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale.
Prej kohësh ajo është shkëputur nga televizioni teksa në postimet e saj të fundit në Instagram vihet re fakti që nuk ndodhet në Shqipëri.
Të gjitha fotot e publikuara gjatë muajit gusht ajo i ka shkrepur në Afrikë duke treguar se është shpërngulur atje.
Por, moderatorja nuk e kishte zbuluar arsyen e këtij vendimi. Deri mbrëmjen e djeshme kur zhvilloi një bisedë virtuale me ndjekësit në Instastory.
Einxhel ka preferuar të mos japë shumë detaje, por tregoi se po punon për një projekt që nuk ka lidhje me jetën e saj publike.
“Puna që po bëj është një projekt që s’ka lidhje me jetën publike prandaj preferoj ta mbaj private. Kam mësuar që jo kushdo ta do të mirën këtu, përkundrazi…kam mësuar se sado të përpiqesh të tregohesh e sinqrtë sërish ka njerëz që dyshojnë për çdo gjë. Të paktën nuk ika në Dubai siç ishin të sigurt ca prej jush”, shkruan Einxhel
Einxhel shkruan se në Shqipëri nuk e mban asgjë dhe ajo është një shpirt i lirë. Por, shton se në vendin tonë po mbytej nga kornizat për të qenë ajo që duhet dhe paragjykimet nga njerëzit.
“”Çfarë po më mbante të rrija?” Kjo ishte pyetja ime dhe kur s’të mban asgjë atëherë je e lirë të ikësh kudo që të thotë mendja. Unë isha një shpirt i lirë që po mbytesha nga kornizat për të qenë ajo që duhet dhe paragjykimet nga njerëzit që s’do më njohin kurrë kush jam në të vërtetë. Këshilla ime e vetme është të ndjekësh mendjen, zemrën shpirti “.