Einxhel Shkira po shijon javët e fundit të shtatzënisë. Edhe në këtë gjendje, moderatorja për herë të parë ka folur rreth rikthimit të saj në televizion.
Më anë të një videoje në Instagram ndër të tjera ajo u shpreh se do të rikthehet në ekran sezonin e ardhshëm televiziv.
“Por kjo nuk do të thotë që nuk do të kemi një projekt televiziv vitin e ardhshëm,”-dëgjohet të thotë moderatorja.
“Do të kemi shumë madje, vetëm nëse mbesë prapë shtatzënë nuk mbaj përgjegjësi për premtimet e mia,”-shtoi Einxhel krahas videos.
Kujtojmë që ndërkohë që ishte pjesë e “Big Brother Vip” Einxhel Shkirës iu premtua një program në “Top Channel”, që do të kishte të bënte me vajzat, arsimin e tyre.
Asokohe moderatorja shprehej se kjo ka qenë gjithmonë ëndrra e saj. E teksa pritej që këtë sezon Einxhel të vinte me këtë emision, u zbulua se moderatorja ishte në pritje të ëmbël.
Ajo u mundua shumë që ta mbante të fshehtë këtë, por në fund përfundoi duke e pranuar vetë publikisht. Ajo dhe Dj Dagz do të bëhen prindër të një djali.
Gjininë e fëmijës së tyre dyshja e zbuluan në një festë të madhe me miqë dhe familjarë të tyre.