Ish-Moderatorja e INTV, Einxhel Shkira ka qënë sot e ftuar në studion e “Pop Culture” nga Kelvi Kadilli. E ndërsa ka folur për personazhet dhe ka komentuar disa lajme nga portalet, Einxhel ka folur edhe rreth largimit të saj nga INTV.
“U zhgënjeva sepse nga një fëmijë i rritur me dëshirë për të qënë pjesë e televizionit sidomos prezantimit, u gjenda në një botë shumë më të shëmtuar nga ajo çfarë e kisha menduar.,- ka thënë Einxhel.
Më pas ajo ka vijuar me një deklaratë tjetër ndaj INTV nga studio e Top Channel: “Mungesë kushtesh, pagesë qesharake, ishte sjelle e papranueshme me personat që i kishe si imazh por që trajtoje si një “pastruese”,”- shprehet ish moderatorja në IN.
“Doja të trajtohesha si meritoja dhe punën që bëja. Nuk isha e kënaqur me formatin, jo me emisionin. Nuk e mendoja kurrë të kisha audiencë. Jam e idesë, se unë nuk mund të bëjë atë emision përgjithmonë. “….”Dhe mu desh të largohesha përderisa nuk më dhanë një format të ri.”- thotë ajo për Kelvin në Pop Culture.
Einxhel Shkira tashmë prej kohësh nuk shfaqet në ekranin e INTV, ku më parë drejtonte një format dedikuar hip hop-it me titull “IN Da Hood”./imalbania.com/