Stresi është një nga figurat publike që ka qenë aktv ë në fillim të organizimit të protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga oficeri i policisë.
Stresi është shpallur mëngjesin e sotëm në kërkim nga policia – për shkak se ka deklaruar publikisht se është pjesë e organizimit të protestës me akuzuar për veprat penale: “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” “ Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe” Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Por reperi edhe pse në kërkim vazhdon të jetë aktiv në rrjetet sociale. Në reagimin e radhës ai ka reaguar me një fjalor të rëndë kundrejt moderatores Einxhel Shkira.
Einxhel shkroi në faqen e saj në Instagram se nuk doli në protestë në respekt të dhimbjes së familjes së 25-vjeçarit. Më tej, Einxhel dënonte dhunën dhe shkatërrimet e kryera nga protestuesit në kryeqytet.
Lidhur me këtë Stresi i ka kthyer një përgjigje të rëndë ku ndër të tjera i thotë asaj që ” harrove se unë të njoh?”.
Ndërkohë, momentalisht, qytetarët shqiptarë janë sot në ditën e dytë të protestës.