Einxhel Shkira ka folur për herë të parë për lidhjen me DJ Dagz pas daljes nga “Big Brother VIP”. Moderatorja nisi një romancë me DJ nga Kosova brenda shtëpisë së famshme dhe duket se gjërat po vazhdojnë mirë dhe jashtë.
Së fundmi, në një intervistë për Top Albania Radio, Einxhel foli dhe për Dagz.
“Ndonjëherë mendoj që është shumë gjë e mirë që ne të dy jemi njohur aty brenda, sepse jashtë do ishte më e vështirë me këtë tipin tim.”, tha ajo. Kujtojmë se lidhja e dyshes nuk nisi menjëherë, teksa dukej se ishte Einxhel ajo që në fillim nuk dëshironte të krijonte lidhje brenda shtëpisë së “BBV”.
Lidhur me këtë ajo tha: “Personi që do penalizohej më shumë nga kjo lidhje ishte DAGZ dhe kjo ndodhi. Shtëpia nuk e kishte nominuar kurrë deri kur u lidh me mua… Banorët mendojnë që kur këta janë bashkë, e bëjnë lojën dyshe.”, tha ajo.