Në një intervistë për programin “Jo Vetëm Modë”, në Tv Klan ishte aktori i njohur i spektaklit të humorit “Klanifornia”, Eglein Laknori.
Gjatë periudhës së pandemisë, stafi ka xhiruar në terren dhe Laknori shprehet se ai personalisht e do terrenin, se e shfaq më shumë spontanitetin e tij. Me shaka thotë se personazhet që ai sjell, i do si fëmijët e tij.
Eglein Laknori: Unë personalisht e dua shumë terrenin, e shfaq më shumë spontanitetin tim në terren, e shijoj. Unë personazhet e mi i dua si fëmijët e mi, pavarësisht se nuk kam fëmijë, por i dua si fëmijët e mi dhe sa fëmijët e mi. Unë çdo gjë që bëj, e bëj me shumë dashuri.
I pyetur nga gazetarja, se pse e shikojmë shumë shpesh në role grash, ai u shpreh se ndoshta i rri më mirë si rol për shkak të mimikës, por gjithsesi është i mendimit se aktori mund ta bëjë.
Më tej shton se nëse i duhet të bëj rolin e femrës, do ta bëj sa të ketë jetën dhe nuk e ka aspak problem. Ai personalisht çfarëdolloj gjëjë që do t’i kërkohet, do ta bëjë me shumë kënaqësi.
Eglein Laknori: Po si duket më rri mirë mua kjo, si duket kam plastikën dhe mimikat, por prapë unë jam me mendimin që aktori bën, nëqoftëse më duhet të bëj femër do ta bëj derisa të kem jetën, nuk e kam problem. Domethënë çfarëdolloj gjëjë që më kërkohet që ta bëj, do ta bëj me shumë kënaqësi.