Në nisjen e sezonit të ri të “Portokalli”, aktorja Egla Ceno njoftoi se nuk do të ishte pjesë e programit të humorit, si pasojë e mosmarrëveshjeve me regjizorin në atë kohë, Altin Basha. Në atë kohë, Ceno në një prenoncim për “Iconstyle” u shpreh:
“Nuk do jem më në ‘Portokalli’ për arsye krejt profesionale: Mospërputhje artistike me regjisorin. Momentalisht jam duke rikthyer në Teatër ‘Zyrtarisht Beqare’ që do hapi edicionin e 22-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Elbasan, nga data 30 Shtator deri në datë 4 Tetor dhe po punoj për një action short movie. Ndoshta Portokallisë i rikthehem në të ardhmen”.
Pas kësaj dekalrate të aktores, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Bshës, i cili bëri publike disa biseda private mes tij dhe Cenos. Ndër të tjera ai i kërkonte të rregullonte performancën në “”Portokalli” në fund të sezonit të shkuart, ose ndryshe do të largohej..
Egla reagoi në atë kohë, duke u shprehur se nxjerrja e bisedave private nuk ishte aspak etike, për më tepër që ishin jashtë kontekstit, ndërsa regjizori në një intervistë të fundit tha se aktorja është përdorur për të përbaltur emrin e tij dhe se ka gënjyer për arsyen e largimit.
“Saga” e reagim-kundëreagimeve vazhdon pasi Ceno ka folur sërish në lidhje me këtë temë, këtë herë me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, teksa i drejtohet regjizorit edhe në lidhje me pozicion e fundit që ai ka marrë, si drejtor i Teatrit Eksperiemental.