Aktorja e njohur Egla Ceno, e cila u shpall fituese e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, ka zbuluar në një transmetim live në rrjetet sociale se ende nuk ka marrë çmimin prej 100 mijë eurosh. Pavarësisht se kanë kaluar disa muaj që nga përfundimi i spektaklit, ajo tha: “Nuk e kam marrë akoma 100 mijëshen e Big-ut. Nuk e kam marrë akoma.”
Ajo shtoi gjithashtu se nuk ka pasur asnjë kontakt nga organizatorët për marrjen e çmimit, duke përmendur se “janë me pushime” dhe se as ajo vetë nuk ka kontaktuar njeri për këtë çështje.
Në ndërkohë, Egla Ceno vazhdon të jetë aktive në prapaskenë, duke punuar në heshtje për projekte të reja, megjithëse ka qenë më pasive në ekran kohët e fundit.