Pandemia e COVID-19 e cila ka mbërthyer botën, ka sjellë pasoja të mëdha e cila po gjunjëzon me hapa galoponte ekonomitë botërore, duke shkaktuar recesionin më të madh global në historinë e ekonomisë botërore.
E gjithë bota u prek nga kjo pandemi. Por cilat ishin efektet ekonomike mbi vendet më të fuqishme në botë si SHBA, Rusi, Vendet e Bashkimit Evropian dhe Kinë?
Kemi parë qartazi, se si kjo pandemi po tenton tw gjunjëzojw ekonominë Amerikane, duke i ka shkaktuar goditjen më të madhe që nga “Depresioni i Madh”. PBB ra me një normë vjetore prej 32.9%, rënia më e thellë që nga fillimi i regjistrimeve në 1947. Të ardhurat e biznesit të vogël u ulën me 20% më shumë që nga janari këtij viti, numri i papunësisë së punëtorëve të forcës së krahut është katërfishuar, 30.2 milion shtetas amerikan janë shpallur si të papunë gjatë kësaj pandemie.
Institucionet qeverisëse dhe vendimmarrëse amerikane, gjatë gjithë kësaj periudhe, ishin plotësisht transparent, edhe pse humbjet ishin të mëdha, çdo gjë ishte e qartë, çdo kush mund ta shikonte goditjen që po i shkaktonte kjo pandemi SHBA-së. Ishte po kjo transparencë e SHBA-së që bëri që bota të mendonte se Kina po ja kalonte SHBA-së në përballje ekonomike të kësaj pandemie. Po, sa e vërtet është kjo gjë? Historia ka treguar që shteti komunist i Kinës nuk është transparent me popullin e tij e jo më me botën. Kina jep statistika dhe të dhëna pozitive për ekonominë e saj gjatë pandemisë. Pra, kjo pandemi globale e cila ka prekur çdo shtet të botës, në çdo sektor, nuk ka prekur vendin me më shumë se një miliard banorë?! Nuk është shumë e besueshme dhe po të gërmosh më thellë, shihet qartë që jo vetëm s’është e vërtet, por qëllimisht fsheh realitetin e saj të hidhur në përballje me këtë pandemi e cila ka gjunjëzuar globin, ndoshta duke e përdorur këtë mungesë transparence, si për t’i treguar botës, se pandemia nuk e kishte origjinën e saj nga Kina.
Në muajt e parë të vitit 2020 në Kinë, konsumi dhe investimet ranë me më shumë se 20% dhe eksportet ranë me gati 20%. Tregtia e mallrave u kthye në një deficit prej 7.09 miliard dollarë, nga një suficit prej 41.45 miliard dollarë që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga ana e furnizimit, shumica e ndërmarrjeve ndërprenë prodhimin për shkak të shpërthimit të COVID-19. Si pasojë, në muajt e parë, vlera e shtuar industriale ra me 13.5% dhe indeksi i prodhimit të shërbimeve ra me 13%. Sidoqoftë, duhet të theksohet se pandemia ka sjellë edhe disa faktorë pozitiv për ekonomin kineze. Për shembull, ka pasur një lulëzim të ekonomisë së re të përfaqësuar nga tregtia elektronike dhe ajo e telekomunikimit.
Rusia e Putinit, po aq e ngjashme me Kinën komuniste, deklaron se po përballet më së miri me pandeminë, duke deklaruar në të njëjtën kohë, që pasojat ekonomike të pandemisë janë shumë më të vogla në krahasim me pasojat e pësuara nga vendet e tjera. Por, e dimë që shteti rus është po aq transparent sa Kina është me botën, prandaj pavarësisht deklaratave të qeverisë së Putinit, është e paimagjinueshme, të besohen statistikat zyrtare të saj. Nëse Rusia, nuk do ishte kaq shumë e pa prekur nga kjo pandemi globale, atëherë pse do nxitonte të hidhte në treg “Vaksinën”, madje akoma të pa certifikuar nga OBSH, përveçse për të treguar supermacinë e saj dhe rritur influencën e saj të dështuar në vendet perëndimore.
Apurva Sanghi, Autori Kryesor i Studimit “ RUSIA: RECESIONI DHE RRITJA EKONOMIKE NËN HIJEN E NJË PANDEMIE” dhe Ekonomist Kryesor për Bankën Botërore në Rusi në studimin e tij është shprehur se: “Ekzistojnë ndikime të menjëhershme të recesionit të drejtuar nga pandemia, të tilla si: rritja e madhe e papunësisë, rënia e pagave reale, të ardhurat fiskale të reduktuara dhe një sektor i dobësuar bankar”. Prandaj është e kotë të besojmw statistikat zyrtare të Moskës, tw cilat deklarojnw se efektet e kësaj pandemie nuk ishin të mëdha në Rusi.
Vendet e BE-së patën dhe ende vazhdojnw tw pwrballen me efektet e mëdha të kësaj pandemie. Ndikimi ekonomik i COVID-19 është i pabarabartë midis rajoneve të BE-së. Një analizë territoriale e kryer nga shkencëtarët e JRC tregon se pasojat ekonomike të krizës nuk pasqyrojnë domosdoshmërish dëmin epidemiologjik të shkaktuar nga pandemia, por kryesisht varen nga karakteristikat ekonomike të rajonit. Sipas vlerësimeve, pandemia e COVID-19 shkaktoi rënien më të madhe të PBB-së të regjistruar ndonjëherë për 19 vendet e BE-së, duke përdorur euron si monedhë si bazë për të dhënat. Ekonomia e zonës euro është tkurrur me mbi 12%, Spanja vendi që mban barrën më të madhe.
Shifrat e fundit e vendosin Spanjën në një recesion zyrtar me një rënie prej 18.5 % të PBB-së. PBB-ja e Portugalisë ra me 14.1%, Franca me 13.8% dhe Italia pa një rënie prej 12.4%. Komisioneri i Ekonomisë i BE-së, Paolo Gentiloni tha se “të gjitha vendet evropiane” pësuan pasoja të paparashikueshme.
Është e vërtet që këto vende janë vendet më të fuqishme në botë dhe efektet e kësaj pandemie në ekonominë e këtyre gjigandëve janë shumë dekurajuese, ndaj, mbase jo për një vit por pas pesë vitesh kjo pandemi do jetë vetëm një kujtim i keq, një gjurmë në histori për këto vende. Ama, të mos harrojmë që historia na ka treguar, që vendet jo demokratike, diktatoriale dhe ekspansioniste shfrytëzojnë për rimëkëmbjen e tyre, pasuritë natyrore të vendeve më të vogla, si Shqipëria, prandaj mund të themi që efektet e kësaj pandemie sapo kanë nisur për një vend si vendi ynë, dhe vetëm një politikë e shëndoshë, demokratike dhe transparente, mund ta shpëtojë Shqipërinë nga kthetrat e vendeve “shushunjë”.
Pergatiti Armela Toska/IMAlbania.com