Gazetari i njohur Edvin Peçi ka vendosur të largohet nga Ora News ku prej disa muaj drejtonte emisionin e mëngjesit “Ditë e re” sëbashku me prezantuesen Stela Kotri. Rikthimi i tij në televizion pas angazhimit të para dy viteve në administratën publike, për të cilin siç pohon edhe vet Peçi “nuk shkoi ashtu siç ishte parashikuar” u prit mirë nga publiku i Ora News. Por largimi i tij i papritur nga ky televizion ka habitur po njësoj publikun dhe kolegët e tij, për më tepër rikthimi në ekranin e Vizion Plus ka ngjallur kureshtje tek ata që e ndjekin prej kohësh. Por cilat kanë qenë arsyet e kësaj lëvizje të fundit, gazetari Edvin Peçi ka preferuar të na i tregojë ekskluzivisht për Info Media Albania.
“Vizion Plus është ekrani ku kam qendruar më gjatë, plot 5 vjet, i cili më ka dhënë dhe i kam dhënë më shumë në karrierën time. Për të treguar se jam sërish i vërtetë, transparent dhe aspak servil kur them: Përse Vizion Plus? Sepse ështe ekrani që më ka dhënë dhe i kam dhënë më shumë profesionalisht. Eshtë televizioni me pronarët dhe drejtuesit më profesionalë dhe qytetarë që unë kam patur mundësi të bashkëpunoj gjatë karrierës time. Eshtë televizioni gjithashtu me kolegët më të aftë që kam patur mundësinë dhe kënaqësinë të bashkëpunoj (jo se të tjerët janë të paaftë të kuptohemi).
Përveçse arsyeve profesionale dhe mardhënieve të mira me kolegët rikthimi në Vizion Plus ka edhe një tjetër arsye për Edvin Peçin që e lidh më shumë emocionalisht me këtë ekran:
“Eshtë gjithashtu televizioni ku pata mundësinë të njoh dashurinë e jetës sime, Joniada Koçi”.
Po kështu, largimi nga Ora News duket se ka qenë një zgjedhje personale e gazetarit dhe se është pritur normalisht nga drejtuesit e këtij ekrani.
Duke i shtuar këtyre edhe arsyet që më detyruan të largohem vetë me dëshirë nga Ora News, besoj se janë të mjaftueshme. Faleminderit të gjithëve per mbeshtetjen!
E ndërkaq, pozicionimi i ri në Vizion Plus për Edvin Peçin do të jetë ai i spikerit të edicionit të lajmeve të orës 19:00, si edhe në orare të tjera të programacionit. Përveç kesaj, ai do të jetë i angazhuar në të tjera rubrika ku përfshihen intervistat me personalitete të ndryshme nga politika e më gjerë. Gjithashtu, gjatë periudhës së fushatës zgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve do të jetë pjesë e speciales marotone që departamenti informacionit realizon me këtë rast. Ndërsa planet për sezonin e ri janë drejtimi i minutazhit “30 minuta”, si dhe nuk perjashtohet mundësia e drejtimit të ndonjë emision.
EKSKLUZIVE InfoMedia Albania