Konvergjenca mes medias dhe teknologjisë në rendin e ri global po ndryshon cdo ditë e më shumë mënyrën me të cilën ne mësojmë mbi botën duke sfiduar madje bindshëm dhe vetë themelet e arsimit. Nuk është më e mjaftueshme që sot njerëzit vetëm të lexojnë ato që na ofrohen në shtypin e përditshëm, mediat online dhe në cdo gjë tjetër që i përket teknologjisë të së ardhmes. Fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit, kanë nevojë sot mbi të gjitha për të nxitur aftësinë për të interpretuar në mënyrë kritike imazhet e fuqishme që përmbysin në cdo minutë një kulture të të rë multimediale. Arsimimi mbi njohuritë për median parashikon në kuadër të draft-planit të tij, një strukturë parapërgatitore dhe pedagogjinë që nevojitet për të edukuar qytetarët me njohjet e reja në shekullin e 21-të. Për më tepër, ky lloj këndvështrimi i ri kritik mbi median i hap rrugën zotërimit të aftësive të duhura për të mësuar më shumë e vazhdimisht në një botë gjithherë t në ndryshim.
Mbi të gjitha Edukimi për Median është aftësia e qytetarëve për të përdorur, kuptuar dhe për të marrë pjesë efektivisht e në mënyrë të ndërgjegjshme në të gjitha format e komunikimit, si pjesë e një procesi demokratik në të cilën gjendet Shqipëria megjithëse në kushtet e një tranzicionit të gjatë.
Sfidat e një bote multimediale
Që prej kohëve më të hershme, koncepti “alfabetizëm” do të thoshte të ishe në gjendje të interpretoje “dykuptueshmëritë ” mes fjalëve, vec e vec apo kur ato formësoheshin në një shprehje letrare dhe jo vetëm. Ti mësoje të rinjve të dëshifroje këto shprehje të cilat bëheshin gjithmonë e më komplekse në paraqitjen e ideve u bë qëllimi më i lartë i edukimit të tyre përgjatë shumë shekujve histori.
Sot, informacioni në lidhje me botën na vjen rrotull nesh jo vetëm me fjalë apo nëpërmjet një njoftimi për shtyp, por gjithnjë e më shumë përmes imazheve të fuqishme dhe tingujve të kulturës sonë multi-mediale. Që nga momenti kur celulari na bën zgjimin e derisa ne vendosim të flemë ndërsa jemi duke ndjekur një talk show natën vonë, jemi vazhdimisht të ekspozuar ndaj qindra e mijëra imazheve, informacioneve, mendimeve, platformave etj., jo vetëm nga televizioni, por edhe nga faqet e internetit, filmat, radioja, kopertinat, postës elektronike, video games, muzikës, mesazheve telefonike, posterave apo dhe më shumë. Media nuk formëson më vetëm kulturën tonë … Ajo jemi Ne.
Edhe pse informacionet që vijnë on-line mund të duken se janë të qarta, në të vërtetë, ato mbajnë brenda mesazhe komplekse në audio dhe video brenda një gjuhe e cila ka nevojë të deshifrohet. Jo çdo gjë mund të jetë e qartë që në fillim; dhe imazhet në këtë botë të re teknologjike vrapojnë shumë më shpejt tek audienca! Shpejtësia e saj është aq e madhe se njeriu po gjendet krejt i papërgatitur ta lexojë atë sic duhet pikërisht për shkak të mungesës së njohurive për këtë lloj të re media. Nëse fëmijët tanë do të jenë të aftë për të lundruar përmes kësaj kulture multi-mediale, ata duhet të jenë mjaftueshëm të arsimuar në “leximin” dhe “shkrimin” e një gjuhe të re që po lind sot në botë , gjuha e imazheve dhe tingujve, ashtu siç i kemi mësuar atyre të “lexojnë” dhe “të shkruajnë” gjuhën e e mjeteve të komunikimit.
Sot në botë, ekspertë të huaj të medias e quajnë brezin e ri, si “brezi i ekranit” sepse përdorimi i medias nga ana e tyre pavarësisht se cfarë ekrani përdorin, televizion apo video games/ filma/ kompjuter por qoftë edhe telefonë është një lloj komunikimi i vazhdueshëm që evoluon në një rrugë të pandalshme. Kjo lloj mundësie nga ana tjetër, ka transformuar përdorimin dhe ndikimin e mediave në jetën tonë të përditshme:
‘Brezi i ekraneve’ e sheh median jo më si një produkt diskret nga ku mund të ndikohen ata vetë apo kultura e tyre, por si një prej elementë ve të një mozaiku të të rë multi-medial që është sot në të rë si kultura e tyre.
‘Brezi i ekraneve’ sot “lexon” dhe “shkruan” ndoshta në më nyrë të pakuptimtë tekste të të ra por ama përdorur si asnjë herë më mirë imazhet, tingujt dhe fjalët.
Dhe në fund ‘brezi i ekraneve’ e jeton rendin e ri botëror jo më në kufijtë e saj fizike, por si një rrjet global i kontakteve gjithherë t online dhe ndë rlidhjeve që nuk pushojnë kurrë së bashkë vepruari.
Disa pika për tu evidentuar:
Rëndësia strategjike e Edukimit për Median: Numri i mediave, në të gjitha format që ajo shfaqet është duke u rritur nga dekada në dekadë me ritme shumë të shpejta. Prandaj, në mjedisin e tanishëm dhe në funksion të zhvillimit të ardhshëm, nuk është një avantazh i mirë të jesh një ekspert i arsimuar në media. Por mbetet gjithsesi një disavantazh me efekte të mëdha edhe të mos jesh.
Të menduarit kritik: Të menduarit kritik është fokusi themelor i ambicjes në Edukimin për Median. Ajo duhet të identifikohet si një faktor kyc në zhvillimin e politikave të Edukimit për Median. Kjo përfshin politikat që synojnë rritjen e kompetencave për të kuptuar përmbajtjen dhe funksionin e medias; rritjen e njohurive në lidhje me kontekstin e medias dhe duke bërë të mundur gjykimin e shëndoshë kur adaptohet sjellja e duhur si një përdorues i rregullt i saj.
Fuqizimi i qytetarit: Një vetëdije në rritje mbi Edukimin për Median dhe zhvillimin e aftësive përkatëse – dhe se si këto mund të aplikohen në një pjesëmarrje demokratike do të kontribuojë në aftësinë e qytetarëve për të marrë pjesë në jetën demokratike të vendit. Qytetarët do të mësojnë se si të përdorin median si një burim, të gjejnë aty informacione, të prodhojnë përmbajtje dhe të komunikojnë të sigurtë dhe ashtu si duhet. Si dhe dihet gjerësisht, mediat luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e vlerave demokratike. Ndaj është e domosdoshme që qytetarët të kenë njohuritë e domosdoshme për të, në mënyrë që ata të kenë mundësinë të marrin pjesë në çdo aspekt të jetës publike si pjesë e një procesi demokratik. Por që ata të jenë pjesë e zëshme e saj, duhet të jenë të pajisur me aftësitë e duhura për të përdorur median dhe prej kësaj të përfitojnë nga ajo.
Teknologjia: Ofrimi i shërbimeve audiovizive po evoluon me shpejtësi. Tregu dhe platformat për të shijuar produktet audiovizive janë transformuar në mënyrë të konsiderueshme në vitet e fundit. Njohuritë për median janë ato të cilat na ndihmojnë të zgjerojmë edhe më tej aksesin në shërbimet dixhitale, me një fokus të veçantë në shërbime online dixhitale, por ajo duhet të konsiderohet e ndarë nga vëmendja e vecantë që i kushtohet përgjithësisht teknologjisë. Politika në këtë fushë duhet ta shohë si prioritet nxitjen e përfshirjes sociale dhe të luftojë hendekun që ekziston mes atyre që kanë akses në internet dhe atyre që nuk mund të kenë.
Debati publik, roli dhe përgjegjësia e institucioneve, përfshirë dhe trupat rregullatore: Me qëllimin për të promovuar Edukimin për Median, secili duhet të promovojë debatin publik, konsultimet dhe ndërgjegjsimin për njohuritë elementare që duhet të ketë në lidhje me median përmes fushatave kombëtare të informimit. Politikanët dhe vendimmarrësit duhet të pajisen me informacionin e duhur lidhur me këtë gjë. Më shumë hulumtime sistematike mbi edukimin për median duhet të kryhen duke stimuluar më tej zhvillimin e studimeve të detajuara.
Shoqëria civile dhe roli i industrisë së medias: Për të nxitur një kulturë demokratike dhe vlerat e saj të përbashkëta, roli i organizatave të shoqërisë civile dhe iniciativat mbi njohuritë për median duhet të jenë të vazhdueshme dhe jetëgjata. Përveç kësaj, një pjesëmarrje më eficente në sferën publike duhet të ndihmohet, po ashtu edhe aktivitetet e nevojshme që mund të planifikohen nga institucionet e ndryshme që përfaqsojnë qytetarët. Së fundi, përfshirja aktive e industrisë së medias – veçanërisht mediat audiovizive – duhet të inkurajohen. Kjo duhet të përfshijë rritjen e inisiativave lidhur mbi Edukimin për Median, duke përfshirë shtypin dhe prodhimet audiovizive të afta për të kapur publikun e gjerë. Vëmendja i duhet kushtuar masmedias, duke përfshirë platformat tradicionale dhe dixhitale, publike dhe private qofshin, përmbajtjen e tyre dhe përpunimin e tyre. Trajnimi i profesionistëve të medias duhet gjithashtu konsideruar si prioritet.