Eduart Grishaj ishte së fundmi i ftuar në “Abc e Pasdite” ku folipër xhirimet dhe premierën e filmit Sofia.
Ajo që mori vëmendje të madhe, përveç kastit dhe historisë së filmit, ishte pjesëmarrja e Arbana Osmanit si producente dhe aktore.
Eduarti u pyet gjatë intervistës se si është të kesh producente bashkëshorten e tij. Regjisori u përgjigj se të punosh me Arbanën është komoditet madje theksoi se në momentet që është i ngarkuar i përfshin edhe të tjerët tek punët e tij, duke ndarë detyrat dhe përgjegjësitë.
Sa i takon rolit të saj si gazetare në film, Eduart Grishaj tha se, si të gjithë aktorët e tjerë të cilët kaluan audicionet, edhe Arbana, bashkëshortja e tij, bëri audicion.
“Kisha shumë nevojë për prezencën e saj në film që aktori Arbri shkon i kërkon një nder për të gjet një të afërm të Sofisë. Edhe nëse nuk do të ishte bashkëshortja ime, unë do ia kërkoja Arbanës që ta luante këtë rol sepse ishte si një urë që më lidhte mua ngjarjet. Por Arbana kaloi dhe audicionin dhe ne ishim të suksesshëm bashkë. Pastaj kalon dhe tek ajo që thatë ju që mund të jetë një njeri që ka influencë dhe mund të sjellë njerëzit që ta shohin”- u shpreh Eduart Grishaj.