Edona James ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Kalle”. Kjo këngë është shoqëruar me një videoklip që përmban pamje provokuese dhe është tashmë e disponueshme në platformën YouTube.
Në këtë projekt të ri, Edona ka përfshirë edhe disa thumbime dhe “diss-e”, duke iu drejtuar në veçanti Kader Kicajt, një ish-banorja tjetër e Big Brother VIP Kosova, me të cilën ajo nuk ka marrëdhënie të mira. Një frazë nga kënga, “Si me shkel macën”, që është bërë e njohur gjatë qëndrimit të saj në Big Brother, është përfshirë në tekstin e këngës.
Pas përfundimit të pjesëmarrjes së saj në reality show, Edona ka deklaruar se do të qëndrojë në Kosovë dhe planifikon të realizojë disa projekte të reja muzikore. “Kalle” është hapi i parë në këtë rrugëtim të ri artistik për të.