Ky është Edmondi, djaloshi i vogël me me origjinë shqiptare, i cili la me gojë hapur jurinë e “The Music School” (Shkolla e muzikës) në Greqi, gjatë audicionit për pranimin e talenteve të reja .
9-vjeçarit nuk i është dashur asgjë më shumë se sa zëri i tij, apo siç do ta përshkruanin vetë anëtarët e jurisë, fytyra ëngjëllore me shprehjen e një të rrituri, që shkolla greke e muzikës të jepte OK-in për të qenë në Top listën fituese të pranimeve.
Edmondit, i pëlqen shumë të luaj në piano, por ashtu si shumë vogëlushëve të tjerë i pëlqen gjithashtu të luaj futboll me shokët, të luaj me trenat e tij, dhe të zhytet në det.
Burimi | Ora News