Disa ditë pasi u detyrua të tregonte të vërtetën pas gënjeshtrës së rëndë në emisionin “Rudina” në TV Klan, Edlir Reka tashmë mesa duket i ka treguar të gjitha gjërat madje çuditërisht duke “larë dhe veten”, por dhe duke deklaruar se ishte një aktor i mirëfilltë.
Në një story në Instagram Edlir Reka, thotë se ishte i inflitruar nga emisioni “ByPass Show” në Vizion Plus me tendencën për të treguar sa “përtok ishte gazetaria shqiptare” madje duke arritur aty sa të deklarojë se “Media është një kazan mediatik”, shprehje e famshme kjo e kryeministrit për të sulmuar mediat aty ku nuk i pëlqen.
Edlir Reka u shtir para publikut shqiptar duke u servirur si një piktor i njohur dhe ku kishte fituar disa çmime ndërkombëtare përfshirë këtu dhe Rusinë. Kjo gjë bëri që fillimisht aktori i njohur të ftohej në “Ftesë në 5” në Top Channel dhe më pas në emisionin e Rudina Magjistarit në Klan. Ishte kjo e fundit që e zbuloi “të inflirtruarin” e Vizion Plus duke e detyruar të tregonte të vërtetat e shtirjes para ekranit.
Më tepër se sa për të treguar gjëndjen e nivelit të gazetarisë në Shqipëri, duke patur parasysh faktin se Vizion Plus është një ekran kombëtar, kjo duket si një lojë që nuk kishte ndodhur kurrë në ekranin shqiptar për të “konkuruar” televizionet rivale. Por duhet të themi se audienca nuk fitohet dot me lojra dhe “fake news”, por me spektakle, humor dhe mbi të gjitha seriozitet./IMA/