Edison Ypi një nga zërat pro prishjes së godinës aktuale të Teatrit Kombëtar, të cilën cilëson si një kalbësire të ndërtuar nga regjimi famëkeq kriminal propagandistik fashisto-komunist, ka reaguar sërish përmes një statusi në rrjetin social facebook kundrejt disa aktorëve që janë mbledhur ditën e djeshme për ta kundërshtuar sërish atë projekt.
“Po dun me na mush menien se kurvi lejonte të bëhej Art.”, shkruan Ypi në statusin e tij.
Ai shton ndër të tjera se në atë kohë as që nuk mund të flitej për art dhe se protesutesit e sotëm, të cilët Ypi i etiketon ironikisht me Marlon Brandon dhe Bekim Fehmiun janë veçse ‘sojsëzët’.
STATUSI I PLOTË:
Kta sojsëzët që bëjnë njëri si Marlon Brando në rolin e antikorrupsionistit tjetri si Bekim Fehmiu në rolin e urbanistit, po dun me na mush menien se kurvi lejonte të bëhej Art. Kurvi e piqte të gjallë në hell me zjarr të ngadaltë edhe Nexhmien, edhe kalamajt e vet, dhe cilindo që i shkonte në mendje të bënte Art. Kurvi i vllavrasjeve, izolimit, fukarallëkut, urisë, zheleve, burgjeve, bunkerave, telave me gjëmba, dhe një mijë e një të zezave të tjera, bëri propagandë dhe vetëm propagandë. Asgjë tjetër.