Pas performimit të 22 këngëtarëve të natës së dytë është shpallur lista e këngëtarëve pjesmarrës në natën finale që do të mbahet në datë 30 Nëntor. Cilët janë emrat e 20 finalistëve? Rikujtojmë se finalistët zgjidhen nga vetë këngetarët, duke votuar për njëri-tjetrin. Por si duket kompromiset e tyre nuk kanë fund. Shumë prej tyre e dinin se e kishin të sigurtë finalen, por gjithashtu dinë se nuk do të jenë fitues sepse sipas disa zërave të brendshëm fituesja është këngëtarja Ledina Celo.
Pas nje shkëputjeje në muzikë, ajo nuk mund te rikthehej vetëm me nje cmim. Sigurisht në këtë listë nuk mungojnë këngëtarët e vjetër në muzikë si: Mihrije Braho, Manjola Nallbani, Jonida Maliqi, Rovena Dilo, Adelina Thaci, Endri dhe Stefi, Besa Kokedhima e këngëtarë te tjerë si: Ronela Hajati, Nora Istrefi, Rozana Radi, Xhesika Polo, Classic Boys, Olta Boka, Era Rusi ft GMBC, Jehona Sopi, Dren Abazi.
Zhgënjimi për publikun vjen nga mospërfshirja në finale e këngëve të cilat ata kanë pëlqyer dhe kjo duket haptazi nga klikimet në youtube si psh kenga e Erik Lloshit, Xhejsi Jorgaqit dhe Cartanit, grupi LYNX, Hekuran Krasniqi etj. Ky fakt i ka mërzitur disi këngëtarët, por ata marrin forcë nga përkrahja e fansave të tyre në rrjetet sociale duke i cilësuar kënget e tyre si më të mirat dhe kjo është më kryesorja, mbështetja dhe pëlqimi nga publiku.
Tashmë publiku duket se nuk është më i interesuar për të ditur fituesin, sepse pak a shumë ai dihet dhe sigurisht është një çmim i ndarë mes miqsh. S’na ngelet gjë tjetër, veçse të shijojmë show-un e përgatitur, emocionet urojmë ti kemi vitin tjeter!
Përgatiti për IMA / I. Loshi