Kryeministri Edi Rama rikthehet në RTV Ora dhe përballë gazetarit Alfred Lela pas episodit të ‘uljes së pantallonave’ live.
Pak muaj pas ngjarjes te Teatri Kombëtar, ku mes të arrestuarve ishte Lela, shefi i qeverisë vjen në “Politik On” në një intervistë që nuk duhet humbur.
Është harruar arrestimi i dhunshëm para Teatrit Kombëtar?
Do të jetë sfidant drejtuesi i “PolitikON” apo tashmë ka paqe mes tyre?
Kush e ka falur tjetrin?
Nuk do të jenë këto temat, por integrimi, rindërtimi, emigrimi i shqiptarëve, pandemia, fushata e 2021 dhe premtimet e mbajtura e të pambajtura të kryeministrit Rama.
Për këto e të tjera, na ndiqni sonte, live dhe ekskluzivisht, në RTV Ora, ora 21.00