Kryeministri Edi Rama ka prezantuar mëngjesin e sotëm Portalin Kombëtar të Punësimit, dhe u bën thirrje të gjithë atyre që janë në kërkim të një pune që të aplikojnë.
Në portalin www.puna.gov.al, çdo qytetar mund të shikojë vendin e punës që do dhe të aplikojë menjëherë. Ai mund të filtrojë vendet e lira sipas preferencave të punës dhe qytetit ku do të punojë. Aktualisht në këtë portal janë 1735 vende të lira pune, në 65 qytete të Shqipërisë.
Po ashtu, edhe punëdhënësit mund të futen menjëherë në këtë portal dhe të publikojnë vendet e lira të punës, si dhe të lidhen me punëkërkuesit.