Pyetjes së gazetares së TVSh për koncesionet Rama iu përgjigj: “Në rradhë të parë unë nuk e shoh TVSH.
E vetmja gjë që më duhet të them është se nuk e kam në pasqyrën e shtypit, për një arsye të thjeshtë: sepse ndihem në detyrim për ata që paguajnë taksa për TVSH.
Sepse është sot struktura më e prapamebetur dhe më e paguar e botës së medias. Televizione me shumë më pak para dhe me shumë më pak investime e njerëz, bëjnë audiencë shumë më të lartë dhe ky është fakt.
Nuk ka asnjë përgjegjësi dhe asnjë arsye që unë të kritijoj askënd në atë strukturë për sa kohë që përgjegjësia dhe kritika mund t’i shkojë kësaj shumice dhe po të doni edhe mua personalisht bashkë me bashkëkryetarin e kësaj maxhorance.
Kemi bërë një ligj absurd për një konsensus absurd për të drejtuar një ndërmarrje dhe një ndërmarrje publike që ka mision shumë të madh informimin publiku bazuar tek interesi i publikut. Një konsensus që zgjedhim Presidentin e republikës në votmin e katërt me shumicë të thjeshtë. Këtu nuk gjejmë dot drejtorin e tekevizionit. Sikur po zgjedhim sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe kjo është absurditet.
Ne kemi detyrimin për ta bërë ligjin, kemi dhe detyrimin të ofrojmë shërbim cilësor sepse kemi dëshuruar ta kërkojmë konsensusin deri përtej arsyes dhe se kemi gjetur në dy vjet e gjysëm.
Atëherë ose të biem dakort dhe t’i japim zgjidhje problemit ose të ndryshojmë ligjit. Ne nuk do të presim përtej janarit. Ska më kohë. Tvsh kërkon reformë rrënjësore njësoj si të gjithë insitucionet e tjera si hipoteka, aluizni, dhe për aluiznin duhet ta nënvizoj që është histori suksesi si pasojë reforma dhe lajmi i ri është se nga viti i ardhshëm aluoizmni do të marrë edhe raportin me hipotekën. Pra do të jetë ,marrëdhënie institucionale që në fund njerëzve tu japë hupotekën në dorë”, tha Rama.
Marre nga NewsBomb