Edi Rama pranoi sot në Studio e Hapur e Eni Vasilit se ka gabuar në akuzat e tij ndaj kanalit italian Italia 1, emisionin etë cilës “Le Iene” e kishte cilësuar kazan që kishte shfaqur pamje të vjetra lidhur me një dokumentar në Bulqizë, ku shfaqeshin fëmijë duke mbledhur krom me duar.
“Fola nga informacioni që kisha marrë nga publiku i indinjuar në Facebook dhe mendova se bëhej fjalë për pamje të vjetra. Gabova, pasi nuk e kisha parë vetë emisionin dhe kërkoj falje për këtë” – tha Rama.