Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka folur lidhur me ngjarjen e 21 janarit, duke bërë me dije se të gjitha prapaskenat e bisedimeve me shefin e opozitës, asokohe Edi Ramën. Në intervistën e tij për “Euronews”, Berisha i referohet një interviste të dhënë nga bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, e cila pretendon për infomacione se Rama mund të vritej gjatë protestës.
Lideri historik i PD-së, e mohoi një gjë të tillë duke u shprehur se mesazhin e qartë ia ka nisur ai, nëpërmjet Thomas Countryman.
“I thashë atij zyrtari shumë të lartë që ndërmjetësonte që t’i thoshte se nëse një gjethe lëvizte nesër në territorin e Kryeministrisë ai do ta kishte në lule të ballit nga pesë snajperë. E keni dëgjuar bashkëshorten e tij të thoshte se u kishin thënë shërbimet e huaja se do ta vrisnin?! I thashë unë, jo shërbimet e huaja, unë u thashë ndërmjetësve që t’i thonë… dhe pse s’preku ai asnjë gjethe të nesërmen. Kjo funksionoi, doli të nesërmen si çeçoja, i zbutur siç ishte dhe në fund bëri një intervistë e shoqja [e Ramës] dhe tha se i kishin thënë shërbimet e huaja se do ta vrisnin, jo, unë çova fjalë, i thashë, por të tjerët i pruri mish-për-top, vetë i mbushi [mbathjet] e veta dhe u tërhoq” – tha ish-kryeministri.