Nën drejtimin e Edi Manushit, Alesia Bamit dhe Antonela Berishës, programi do të transmetohet që prej orës 22:00 deri në mesnatë. Në emisionin “Shqipëria Live”, Manushi tha se janë përgatitur për cdo gjë.
“Jemi të përgatitur për cdo gjë. Kemi shumë show. Gjatë këtij muaji ka përparësi Top Arena sepse i kemi grumbulluar për të bërë më të mirën për ne dhe ata që mezi presin ta shohin. Top Arena sepse bashkë me ne, njerëzit kanë mundësi të shohin pjesën e veçantë të ndeshjes. Çdo darkë merrni informacione sportive, argëtim. Sporti është pretekst se do të fliste edhe për shumë gjëra të tjera. Ad Pojana në lidhje live në Tiranë dhe jo vetëm me sarkazmin të tij”, tha Manushi.
Sa i përket ish konkurrentes së Për’Puthen që është bërë pjesë e Top Arenës, Manushi u shpreh: “Antonela do ketë muhabete të Për’puthen që nuk i tha dot. Antonelën e favorizon kultura e të jetuarit në Itali dhe një bagazh. Një gocë që ka kaluar pjesën më të madhe në Milano dhe tifozllëkun Milan-Inter do na e sjellë në Top Arena.”
Ndërsa Antonela e krahasoi moderatorin me prezantuesin italian Gerry Scotti duke thënë se është nder i madh që të jetë krah tij dhe Alesia Bamit, të cilët i konsideron si profesionistë.
“Unë e marr jetën si vjen, i pranoj të gjitha zgjedhjet dhe nuk më mbet asgjë peng. Them me plot gojë që nuk merrem me Mevlanin. Do e ftojmë Mevlanin, e lëmë për tek Top Arena. Jam profesionale për të bërë intervista me të gjithë”, tha Antonela.