Pas një sërë ngjarjesh e ulje-ngritjesh në marrëdhënien e tyre, Edi është rikthyer në “Për’puthen Prime” për tu sqaruar Adën, të cilën e refuzoi në takim sepse ajo kishte zgjedhje të parë Bashkimin. Për këtë arsye, tregoi se nuk është opsion i dytë dhe nuk i pëlqejnë këto gjëra. Megjithatë rrëfeu se është penduar dhe ka pëlqim për të, ndaj për disa takime mund të deklarohet për Adën dhe të dalin të dy nga programi.
“Kam pëlqim të vërtetë për ty dhe arsyeja pse kam ardhur këtu je ti. E kam ndërruar mendjen komplet. Jam bërë tjetër Edi. Të gjithë ditën të më kishe lënë kështu, do të të kisha parë. Deklarohem vetëm për ty. Jo, jo se bëj shaka. Por, jam shumë afër që të deklarohem për ty. Edhe pak fare edhe unë e bëj deklaratën!”- tha Edi.
Nga ana tjetër, Ada ka surprizuar Edin duke i përgatitur një video ku nëna e tij tregonte mbështetje për të gjatë rrugëtimit në “Për’puthen”.
“Jam krenare për ty dhe në gabimet që i bën sepse je i ndjeshëm dhe di të kërkosh falje kur bën. Mami e di se nëse do të shihte brendësinë tënde, cdo vajzë do të të adhuronte. E pranova me kënaqësi surprizën e Adës se e shikoj se si buzëqeshni kur shihni njëri-tjetrin. Mami, babi dhe Ediari të duan shumë”, tha nëna e Edit.
Kjo përloti Eduardin, i cili e falenderoi nënën dhe Adën për këtë surprizë.