Seriali indian “Sarasvatiçandra” i cili po transmetohet aktualisht në TV Klan, do të nis transmetimin e tij edhe në Turqi, vendi më i famshëm vitet e fundit për prodhimin e serialeve.
Historia e dashurisë e Kumud dhe Saras do të pushtojë Kanal 7, një ndër TOP 10 kanalet më të shikuara turke.
Ai do të transmetohet çdo ditë në orën 22.00 duke filluar nga data 10 Shkurt. Seriali po arrin një sukses mjaft të madh në vendet që po transmetohet, po ashtu edhe në Shqipëri ai është një ndër serialet më të shikuar ku rankohet si programi më i ndjekur i pasdites në pjesët më të mëdha të javës./www.imalbania.com/