Met Gala është një organizim vjetor, i mbajtur të hënën e parë të majit që lidhet me hapjen e ekspozitës pranverore në Institutin e Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit në New York. Met Gala shërben edhe si mbledhje fondesh për muzeun duke bashkuar emra të rëndësishëm të modës dhe Hollywood-it.
Për shumë spektatorë online, lista e të ftuarve ka qenë prej kohësh një pikë interesi, veçanërisht kohët e fundit, pas raportimeve se redaktorja e Vogue (organizuesi i eventit) dhe kryetarja e Met Gala, Anna Wintour po ‘godiste’ të ftuarit.
Sa kushtojnë biletat e Met Gala?
Sipas New York Times, një biletë e vetme kushton 50,000 dollarë, ndërsa tavolinat fillojnë nga 300,000 dollarë. Megjithatë, kjo nuk ka qenë gjithmonë kështu. Në fakt, vetëm vitin e kaluar, biletat ishin 30,000 dollarë, një rritje çmimi që po bën që disa donatorë ta bëjnë ‘skip’ ngjarjen e këtij viti, edhe pse paratë janë për bamirësi.
Çfarë përfshihet në çmimin e biletës?
Një darkë dhe akses në festën më ekskluzive në botë. Të ftuarit gjithashtu marrin pjesë në afterparty-n ku performon një i ftuar muzikor.
A paguajnë të famshmit për biletat?
Personat e famshëm zakonisht marrin pjesë falas, pasi stilistët ose vetë markat blejnë biletat dhe ftojnë yjet e tyre atje. Por edhe nëse një markë shpenzon qindra mijëra për një tavolinë, ata që ulen në atë tryezë duhet të miratohen nga Wintour.
A mund të marrin pjesë të famshmit pa një sponsor ?
Nëse të famshmit nuk kanë një sponsor, ata mund të marrin ftesën nga Ëintour dhe të paguajnë biletën si gjithë të tjerët.