Pavarësisht se është vendosur në qendër të vëmëndjes nga SHBA, e cila po përpiqet ta kalojë në një aset amerikan, Tik Tok vazhdon të jetë aplikacioni më i shkarkuar në dyqanet e shkarkimit të aplikacioneve.
Tik Tok mesa duket po merr popullaritet akoma dhe më të gjerë edhe pse Instagram nxorri shërbimin “Reels” në aplikacion.
Sipas statistikave gjatë muajt Gusht aplikaconi i njohur tashmë për të gjitha moshat me një audiencë tepër të gjerë ka marë 63.3 milion shkarkime e përkthyer ndryshe një rritje prej 1.6% nga vitii i kaluar në të njejtën periudhë.
Ajo çfarë është interesante është se deri tani aplikacioni ka tregun më të gjerë në Indi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqi. Tik Tok vazhdon të jetë mjaft i populluar dhe në vende të tjera të botës, ndërkohë që në Indi është bllokuar dhe në Sh.B.A është ende e paqartë vazhdueshmëria e tij./InfoMediaAlbania/