Drejtori për mediat i DR Denmark, Henriette Marienlund konfirmoi sot se sezoni i ardhshëm në vitin 2018 do të jetë i fundit për versionin danez të X Factor qe televizioni DR transmeton.
Sipas televizionit, arsyeja që po bëhet ky anullim është me qëllimin e krijimit të hapësirave të reja dhe formateve origjinale duke synuar argëtimin e të premteve në fashën primetime.
Ne të njëjtën kohë Marienlund, ka ftuar të gjithë idetë e reja të paraqesin krijimet pranë televizionit.
X Factor startoi të transmetohet në logon e DR duke filluar nga viti 2007. Formati i njohur ndërkombëtar, ka mbyllur transmetimin e tij përfshirë këtu edhe Shqipërinë me Televizionin Klan./IMA/