Mesa duket Marsi ka qënë një muaji paksa i pafat për gjigandin mediatik Top Channel. Pas largimit të disa prej gazetareve më në zë të këtij televizioni, si Klodiana Kapo, Rudina Moçka dhe së fundmi Arta Tozaj, kjo e fundit korrespondente në Bruksel e TCH e cila në një deklaratë për InfoMedia Albania, u shpreh se këtë pozicion e kishte lënë për shkak të ndryshimit të tarifave nga drejtuesi i departamentit të informacionit në këtë televizion (lexo këtu) një tjetër gazetar mund të ketë lënë pozicionin e tij në Top Channel.
Bëhet fjalë për gazetarin shqiptar në Maqedoni, Kim Mehmeti i cili me shumë gjasa ka vendosur të lëri drejtimin e redaksisë së rajonit të Maqedonisë së Top Channel, gjë që mbetet ende e pakonfirmuar, nga ana e tij.
Kim Mehemti është njëkohësisht edhe një botues librash, ku për shumë vite kuontribon edhe në mediumin viziv dhe atë të shkruar.
InfoMedia Albania