Einxhel dhe Dj DGAZ (Arbri) janë përfolur për një lidhje të mundshme, teksa gjatë qëndrimit në “Big Brother Vip” kanë treguar herë pas here afrimitet me njëri-tjetrin.
Por marrëdhënia e tyre ka filluar të kriset, pasi Arbrit duket se i ka ngelur qejfi që Einxhel nuk ka treguar shumë afrimitet me të. Sarah dhe PM janë munduar që t’i pajtojnë, por të dy ata nuk kanë pranuar.
Megjithatë Arbri e pranoi se në shtëpi është e vështirë të mbash shoqëri, ndërsa Brenda mund të fillosh të kesh edhe ndjenja.
Pjesë nga biseda:
Arbri: E di sa keq jam ndier kur më tha që nuk më ka përqafuar kurrë edhe vetëm unë e paskam përqafuar atë.
Sarah: Edhe armikun më të keq të kishte pasur nuk do ishte sjellë kështu.
Arbri: Nëse unë them se më pëlqen Einxhel 100 përqind unë të gënjej se nuk jemi akoma në atë faze tjetër gjë është kur e vlerëson si njeri,është e zgjuar edhe mua njerëzit e zgjuar, njerëzit që dinë të flasin mua më lënë përshtypje më shumë sesa fiziku i një personi. Jashtë është shumë e lehtë të mbash shoqëri kurse këtu brenda është më vështirë edhe ja nis të kesh edhe një ndjenjë mund ta quaj.
Sarah: Po ke nevojë se këtu je midis katër mureve edhe vetëm njëri-tjetrin kemi. Mua më vjen shumë çudi se Einxhel edhe atë natë që ishim në Prime binte në kundërshtim me fjalët e saj.