Kanali prestigjoz kosovar, “Koha Vision”, së shpejti do të kaloj transmetimet e tij në formatin më të lartë të figurës dhe zërit, në atë HD. Si pasojë do të duhen tërësisht aparatura të reja, të cilat suportojnë teknologjinë. Investimi i “KTV-së” është ndërrmar për të pasuar dhe qenë koherent me teknologjinë e fundit të transmetimëve të qartësisë së zërit dhe figurës.
“KTV” është ndër kanalet e fundit në Kosovë që starton në HD, përderisa kanalet e tjera kosovare si “Klan Kosova”, RTV 21” së bashku më të gjithë paketën e saj televizive, “Zico TV” dhe “RTK” në raste të veçanta, kanë startuar me kohë transmetimin.
Kujtojmë që edhe në vendin tonë kjo teknologji është prekuar nga shumica e kanaleve kryesore, duke filluar nga “Top Channel”, “TV Klan” apo “News 24”, “Ora News” etj
IMA / S. Dema