Një tjetër konkurrent i “Për’puthen” është larguar nga programi. Bëhet fjalë për Arbër Aruci, i cili lajmin e ka dhënë përmes një postimi në “Instastory”.
Ai shprehet se po largohet nga emisioni për shkak të disa angazhimeve personale jashtë Shqipërisë.
“Pershendetje miqt e mi dua te boj nje njoftim per te gjith ju qe me keni ndjekur dhe mbështetur deri tani, kam vendosur te mos jem me pjes e emisionit per arysje personale te disa angazhimeve dhe detyrave shume te rëndësishme te lëna pezull jasht Shqiperis”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Ai nuk la pa falënderuar produksionin dhe kolegët që e mbështetën në këtë aventurë, që prej fillimit kur hyri në emision.
Por, përmes një tjetër postimi, ai “thumboi” lidhur me ngjarjen e fundit mes Teas-Beartit e Andit. “Shyqyr qe dola single une me pa zoti”, shkruan ai.
Kujtojmë se para pak ditësh, Andi dhe Tea njoftuan se po largohen nga emisioni si çift, me qëllim që të vazhdojnë njohjen jashtë. Por, mbrëmë fotografitë që qarkulluan në rrjet, konfirmuan se Tea është e lidhur me Beartin.