Pas një sezoni të suksesshëm në Kosovë, formati “VIP Dado” është gati për sezonin e ri, që do ta realizojë në Shqipëri.
Është bërë e ditur se produksioni tashmë ka nisur një bashkëpunim të ri me ekranin Top Channel, ku edhe do të transmetohet sezoni i ardhshëm.
Me sezonin e ri në ardhje, formati do të pësojë edhe ndryshime.
Edi Manushi është një nga prezantuesit, por rruga e tij nuk do të jetë e vetme pasi do të ketë një bashkë-prezantuese.
Mësohet se në krah të tij do të jetë njëra nga motrat Muçaj-Haradinaj, teksa në një imazh të qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, Manushi është parë i fotografuar me kolegen e atij, Anitën – duke bërë fansat të aludojnë se ajo mund të jetë prezantuesja e ardhshme e emisionit.
Një postim në Instagram i faqes “VIPDadotvshow”, duket se e konfirmon lajmin.
“VIP Dado”, në sezonin e parë, ka sjellë nga java në javë personazhe të ndryshme VIP në rolin e kujdestarëve të fëmijëve, duke e bërë një emision mjaft të pëlqyer për shikuesit.