Bashkimi i Transmetuesve Evropianë vendosi të premten që Shqipëria të konfirmohet si vendi mikpritës i Asamblesë së 80 – të të Përgjithshme të EBU – së në vitin 2018.
Aplikimi i paraqitur nga RTSH për të mikpritur Asamblenë e Përgjithshme të EBU-së fitoi përballë kandidatëve të tjerë duke e shndërruar Shqipërinë në mikpritësen e një prej eventeve më të mëdha të transmetuesve publike.
EBU është organizata më e madhe e mediave publike. Në të bëjnë pjesë 73 anëtarë nga 56 vende të botës. Audienca potenciale e anëtarëve të EBU – së së bashku është më shumë se një miliardë njerëz në të gjithë botën.
Më shumë se një herë, EBU ka vlerësuar hapat që po ndërmerr RTSH në shumë drejtime.
Mjafton të kujtojmë se pjesë e EBU janë gjigandët mediatikë si BBC, ZDF, ARD Televizioni Francez, RAI e shumë media publike, të gjitha shtete anetarë të Europës, drejtuesit e të cilëve do të vijnë në Tiranë për të marrë pjesë në këtë mbledhje të Asamblesë së Përgjithshme.
RTSH është anëtarësuar në EBU me të drejta të plota në vitin 1999. RTSH është përfituese e të gjitha shërbimeve që ofron EBU, sic jane Festivali Evropian i Këngës, Festivali Evropian për Fëmijë, Festivali i Balerinëve të Rinj dhe Instrumentistëve të Rinj.
Nëpërmjet EBU – së RTSH ka siguruar të drejtat për transmetimin e Koncertit të Vjenës, të drejtat e transmetimin të eventeve më të mëdha sportive, si Kampionatet Botërore të Futbollit, ndeshjet kualifikuese të ekipit kombëtar të futbollit, kampionate botërore e evropiane të atletikës, notit, gjimnastikës, peshëngritjes, çiklizmit etj.
EBU është një nga liderët botërorë në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, duke vendosur standarte të cilat zbatohet jo vetëm nga mediat publike, por nga të gjithë transmetuesit.
“Albania’s Got Talent” fillon me sukses spektaklin në Vizion Plus, me rekorde shikueshmërie dhe performanca emocionuese.
Të hënën e 11 nëntorit, spektakli “Albania’s Got Talent” hapi siparin e tij në ekranin e Vizion Plus, ku 12...