Përfaqësues të EBU (European Broadcasting Union) u takuan me përfaqësues të RTSH dhe OSBE në Shqipëri javën e kalua për të vlerësuar nevojën për zhvillimin e mëtejshëm të transmetuesit publik shqiptar,
RTSH, me mbështetjen e EBU dhe OSBE-së, ka bërë hapa të rëndësishëm përpara në procesin e tyre të transformimit.
Transmetuesi ka punuar në tre dokumente të rëndësishme – Statutin, Udhëzimet Editoriale dhe Strategjinë. Statuti pritet të miratohet nga Parlamenti para përfundimit të vitit ndërkohë udhëzimet editoriale kanë përfunduar me ndihmën e Henrik Hansen dhe Jonathan Stoneman (anëtarë të Eurovision Academy). RTSH vazhdon të punojë me hartimin e Strategjisë nën ndihmën e Boris Bergant.
Tani, pas tyre, RTSH do të shkojë në fazën e ardhshme të reformës, atë përmirësimit të përmbajtjes së programacionit.
“E vlersojmë shumë ndihmën e EBU dhe OSBE për përshpejtimin e reformave”, u shpreh Thoma Gëlliçi, drejtori i RTSH.
“Hapa pozitiv janë ndërmarrë, por tani ne duhet të sigurojmë ofroimin e përmbajtjes sl programacionit për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Do të përmirësojmë përmbajtjen tonë lokale, sepse kjo është mundësia jonë dhe kjo është ajo çfarë njerzit duan.”
EBU, OSBE dhe RTSH kanë vlerësuar pozitivisht implementimin e Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar vitin e kaluar.
Palët diskutuan për zgjerimin e këtij memorandumi në fusha të mëtejshme, të tilla si:
- – Ndihma strukturore për zbatimin e dokumenteve të rëndësishme, finalizimin e Strategjisë, si edhe zhvillimin e planit të biznesit;
- – Zhvillimi i kapaciteteve – Trajnimi i gazetarëve, operatorëve, redaktorëve, krijimin e një njësie të trajnimit, ndihmë për arkivimin, mbulimin e zgjedhjeve;
- – Përmbajtja programcionit – RTSH ka nevojë për kontribues, ose të blejnë formate dhe programe të tjera të mira por me një kosto të ulët;
- – Vlerësimi dhe shqyrtimi Peer to Peer
Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka treguar interes dhe e sheh këtë si një mundësi të mirë për të mbështetur RTSH dhe implementimin e tre projekteve të reja mediatike vitin e ardhshëm, duke përfshirë edhe një në televizionin publik.
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, është optimist për një partneritet të tillë: “Një partneritet i tillë do të na mundësojë për të siguruar mbështetje të fortë për të RTSH dhe do të dërgojë një mesazh të fortë politik për rëndësinë e këtij institucioni demokratik.”
EBU është një union i transmetuesve kryesorë në Europë, më së shumti prej tyre transmetues publik, pjesë këtu edhe Shqipëria me anë të RTSH.
Marrë nga EBU / Përshtatja në Shqip: J.Kasaj