Komisioni i Parlamentit Evropian për Kulturën dhe Arsimin ka propozuar disa përmirësime për ligjet e BE-së për shërbimet e mediave audiovizive dhe platformat “video sharing”
Unioni Evropian i Transmetimit (EBU) konsideron se Direktiva e Shërbimeve të Medias Audiovizive (AVMSD) ka mbështetur një sektor të medias audiovizive të mbushur me diversitet në Evropë, duke vendosur ligje kyçe për tregun audiovizual siç është parimi i origjinës së vendit dhe parimet bazë për mbrojtjen e të miturve. Votimi i sotëm i Komitetit të Kulturës dhe Arsimit është një moment i rëndësishëm për rishikimin e fundit të AVMSD nga BE.
Udhëheqësja e EBU-së për Çështjet Evropiane Nicola Frank u shpreh: “Kompromiset e Parlamentit Evropian forcojnë lirinë e shteteve anëtare të BE-së për t’i dhënë rëndësinë e duhur shërbimeve të medias audiovizive me interes të përgjithshëm dhe për të mbrojtur më mirë integritetin e përmbajtjes. Në një kohë kur besimi i qytetarëve në media po ulet, kjo mund të tregojë të kundërtën”.
Që nga viti 1989, ligjet për mediat audiovizive të BE-së janë shqyrtuar në disa raste për të integruar shprehitë e reja të shikimit dhe integrimin e shërbimev të reja. Ky shqyrtim i fundit, i startuar në maj të vitit të kaluar nga Komisioni Evropian, trajton në mënyrë të veçantë shfaqjen e platformave të reja online me rregulla bazë për të mbrojtur më mirë të miturit dhe për të luftuar gjuhën e urrejtjes.