Fundi po i vjen tashmë serialit “Easy”. Netflix ka rinovuar serialin antologjik për një sezon të tretë dhe final që do të transmetohet në 2019.
I shkruar, drejtuar dhe prodhuar nga Joe Swanber, Easy eksploron karakteret diverse të Çikagos përmes labirinteve të dashurisë, seksit, teknologjisë dhe kulturës. Tema këto të cilat trajtojnë diversitetin e qytetit në vetëvete duke u fokusuar në karaktere nga lagje dhe me ekonomi të ndryshme.
Kasti i serialit përfshin Kate Micucci, Jane Adams, Zazie Beetz, Michael Chernus, Kiersey Clemons, Evan Jonigkeit, Elizabeth Reaser, Jacqueline Toboni, Dave Franco, Aya Cash dhe Marc Maron.
Tetë episodet e sezonit të dytë patën premierën në 1 Dhjetor. Ndërkohë që sezoni i tretë ende nuk ka marrë një datë./IMA/