Sindi Loci, ish-konkurrentja e Për’puthen, deklaroi pas daljes nga programi se ka gjetur dashurinë e jetës. Ajo nuk ka preferuar të zbulojë se kush i ka vjedhur zemrën duke u shprehur se do ta jetojë në privatësi romancën. Mirëpo, prej disa ditësh ajo po përflitet se është ndarë nga i dashuri. Shkak janë bërë postimet e Sindit në Instastory, ku tregoi se ndihet e zhgënjyer. Kaq mjaftoi që ndjekësit ta lidhin zhgënjimin e saj me jetën sentimentale.
Mirëpo, e vërteta qenka ndryshe dhe zhgënjimet e Sindit lidhen me shoqërinë. Këtë e ka zbuluar vetë ajo në një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instastory kur është pyetur nëse është e vërtetë që është ndarë nga partneri. “Unë dhe partneri im jemi duke shijuar çdo moment që kemi mundësi me njëri-tjetrin. Storyt që kam shpërndarë këto ditë nuk kanë aspak lidhje me lidhjen time dashurore. Storyt që i kam bërë tag mamasë sime lidhet me shoqërinë!”- shkruan ajo.