E veshur me veshje popullore, Alesia Bami merr vëmendjen e të gjithëve.
Moderatorja dhe balerina e njohur, Alesia Bami, prej dy sezonesh tashmë është pjesë e emisionit “E Diell”.
Puntata e kësaj jave, e cila përkon dhe me festat e nëntorit, e gjeti moderatoren të veshur me kostum tradicional shqiptar.
Ky ndryshim në pamje, ka rënë menjëherë në sytë e fansave, të cilat e kanë “bombarduar” bukuroshen me komente të shumta, shumica prej tyre komplimentuese.
“Kryevepër”, i komenton dikush. Një tjetër i shkruan “Diva”.