Moderatorja, Ilda Bejleri, u përfol se po linte “Top Channel” për t’u larguar në “Tv Klan” përkrah Ardit Gjebresë.
Ka qenë një video që po qarkulloi që bëri që të gjithë të spekulonin pikërisht këtë gjë.
Burime për “Anabel” kanë treguar të kundërtën.
LEXO EDHE:
Ilda Bejleri përkrah moderatorit të njohur në një tjetër televizion
Në fakt prezenca e Ilda Bejlerit lidhet me një event special që do të ndodhë tek “E Diela Shqiptare”.
Emisioni rreth orës 18:00 do të shndërrohet në një sfilatë e organizuar nga Joni Peçi, ku do të jenë të pranishëm me dhjetëra personazhe të njohur shqiptarë.
Përpos Ilda Bejleri do të ketë edhe të ftuar të tjerë të rëndësishëm si: Inva Mula, Aurela Gaçe, Eli Fara Enada dhe Gerd Vaso, Bora Zemani, Xhensila Myrtezaj etj.
Thuhet se sfilata do të përshkruajë të gjitha ndjesitë e përjetuara gjatë kësaj periudhe të vështirë.
Pra, mnoderatorja për momentin nuk ka ndërmend që të “braktisë” Top Channel siç u përfol dje, por Ilda do vazhdojë të prezantojë krah Edi Manushit tek “Procesi Sportiv”.