Ashtu si ju kemi informuar, mbrëmjen e së Shtunës, aksioni i policisë së Tiranës kundra përdorimit të lëndëve narkotike, përfudoi me 11 të arrestuar ndër ta edhe moderatori i INtv, Redi Roshi.
IMA e interesuar mbi ngjarjen, me anë të burimeve të miqve të moderatorit ka arritur të zbulojë të vëretën e ngjarjes së natës së të Shtunës ku ai u arrestua. Sipas burimeve tona, Redi Roshi gjatë kohës që është arrestuar, nuk i është gjetur asnjë substancë narkotike. Lënda u përkiste disa miqve të tij që kanë qënë duke frekuentuar lokalin.
11 të arrestuarit janë liruar ditën e sotme pas daljes në prokurori, ku iu është dhënë masa detyrim paraqitje.
/www.imalbania.com/