Këngëtari i njohur shqiptar, Devis Xherahu dhe partnerja e tij 17 vite më e re, Ertemiona Mejdani, janë kurorëzuar me martesë larg syve të publikut.
Devis Xherahu: Pse u largova nga buzukët e shtrenjtë të Greqisë dhe lidhja në distancë me ish-Miss Shqipërinë
Këtë e ka zbuluar vetë këngëtari, i cili në profilin e tij në Instagram i kishte uruar ditëlindjen Ertemionës duke i shprehur dashurinë në disa rreshta.
“Sot është një ditë e veçantë për mua. Gjysma ime, fjalët janë të varfra në lidhje me atë që ndjej dhe dua të të shpreh sot. Gjithë bekimet e botës i mbledh dhe t’i dërgoj me trëndafila. Ps: A ka njeri ti thotë gjysmës time sa shumë e dua?”-shkruante Devisi krahas një fotoje të vjetër të çiftit.
Vëmendjen në komente e mori një zonjë, e cila i sugjeronte Devisit të martohej me Ertemionën.
“Edhe 100, por pse s’e propozon ta fejosh ta martosh këtë vajzë, e more në qafë kaq vite.”- shkruante komentuesja, të cilit Devisi i është kthyer:
“Ne jemi të martuar mike, por ti nuk e ke këtë informacion dhe nuk ka rëndësi që ta dish. Gjithsesi faleminderit!”, duke zbuluar martesën e tij në fshehtësi me Ish-Miss Shqipërinë. Më vonë, ai e konfirmoi publikisht lajmin e martesës me fotot e ditës së tyre të shënuar në Instagram.
“Sot ishte nje dite e vecante per ne, Zyrtarizimi i lidhjes sone..🙏 ajo qe do i uroja gjysmes sime Ertemiones eshte, Te plakemi bashke jeta ime..😘❤️🍷🌹”- shkruante Devisi. Dje, këngëtari ishte i ftuar në “E diell” ku foli për martesën e tij dhe u ngacmua nga moderatorja Nevina Shtylla, e cila është mikeshë me Ertemionën.
Moderatorja e pyeti Devisin nëse gruaja ia ka bërë 8 me 2, ndërsa ai ia ktheu: “Nëse respekti për të quhet 8 me 2 atëherë ma bën.”