Në muajin maj të vitit 2021, kënga “Karma” e kënduar nga Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”, i cili këtë vit do të mbahet në Rotterdam. Anxhela Peristeri u shpall fituese e “Festivalit të 59-të të RTSH-së.
Mirëpo, para se të shpallej në media qarkulloi me shpejtësi një lajm jo zyrtar për fitoren e “paracaktuar” të këngëtares Peristeri.
Lajm i cili me thënë të drejtën nuk u prit fort mirë nga kolegët të saj të cilët bënë deklarata të një pas njëshme. Dikush tha se këto lajme Anxhela i nxori vetë dhe dikush tjetër u soll sikur nuk i interesonte.
E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Why Not” në RTV ORa Anxhela tani si fituesja zyrtare e Festivalit ka vetëm dy fjalë për të thënë, që këto lajme janë hapur nga persona të vegjël të cilët nuk kanë besim te aftësitë e tyre dhe se fitorja e saj në fund të fundit ishte e merituar pasi është përgatitur shumë për këtë performancë.
“Ndodh në çdo festival dhe ndodh nga njerëz të vegjël të cilët nuk kanë besim te aftësitë e tyre dhe për tu dukur vetë sulmojnë të tjerë. Është një gjë me të cilën jam mësuar tashmë, nuk më bën shumë përshtypje. Jam përgatitur shumë kohë për të marrë pjesë në Festivalin e RTSH.
Kam përgatitur 2-3 këngë para derisa zgjodhëm këtë këngë për të marrë pjesë. Siguriosht që unë shkova me idenë që unë dua të fitoj. Dhe të siguroj që të 26 ishin me këtë mendin, pavarësisht se disa dalin ën intervista dhe thonë që unë nuk kam shkuar për të fituar, është gënjeshtër”. Rastiti që fitova unë dhe besoj se është një fitore e merituar” – thotë Peristeri.
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: