Sara Hoxha, partnerja e reperit Ledri Vula i ka vënë kapakun aludimeve që thuhen se ajo është në pritje të ëmbël. Duke zgjedhur një mënyrë ‘funny’, përmes një video në ‘Tik Tok’, duke përdorur zërin e Ermionela Lekbellos, Sara hedh poshtë të gjitha lajmet.
Krah videos ajo shkruan me hashtag: Nuk jam shtatzënë
‘Ju të bëni me bo video. Ka mundësi të mos shkruani në portale gjëra që nuk kam thënë. Gjëra të trilluara nga ju se doni audiencë. Unë kam një Tik Tok, kam dhe një Instagram, ku flas me publikun. Okej? Nuk kam nevojë që të flisni ju në emrin tim”-thotë Sara duke iu bashkangjitur zërit të Ermionës.
Mesa duket Sara është lodhur nga aludimet e shumta mirëpo duhet theksuar se ka qënë vetë ajo e cila ka pranuar se do ta bëjë së shpejti Poem me një motër ose vëlla. Ndaj, aludimet nuk janë bërë kot më kot.
Ne presim lajmin e bukur gjithsesi!