Një 25-vjeçare me inicialet A.A., është aksidentuar për vdekje mëngjesin e sotëm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Institut rreth orës Tiranë 07:15, në Institutit. Sipas njoftimit të policisë, mjeti me drejtues personin me iniciale E. B, ka aksidentuar këmbësoren 25-vjeçare.
Kjo e fundit ka marrë plagë të mëdha dhe është dërguar në spital për mjekim, por si pasojë e plagëve të mëdha, ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.
Nga ana tjetër, grupi hetimor ka nisur punnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Njoftimi i policisë: Më datë 08.02.2021, rreth orës 07:15, në Institutit, mjeti me drejtues shtetasin E. B, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. A., 25 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.