Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kanada, ku një polic ka qëlluar për vdekje një foshnjë. Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë një incidenti që u përfshin oficerë të policisë të cilët hapën zjarr në një kamionçinë ndërsa iu përgjigjën një rrëmbimi të pretenduar. Deri më tani hetuesit ende nuk kanë konfirmuar nëse policia e vrau djalin e vogël.
“Është shumë herët për ne të dimë pse oficerët qëlluan në drejtim të automjetit dhe është shumë herët për ne të dimë saktësisht se çfarë ndodhi”, u tha gazetarëve Monica Hudon, një zëdhënëse e mbikëqyrësit të policisë së provincës.
Siç bëhet e ditur, në mëngjes oficerët në komunitetin në Kaëartha Lakes në Ontario u njoftuan për një mosmarrëveshje në një shtëpi që përfshinte të shtëna me armë zjarri dhe rrëmbimin e dyshuar të njëvjeçarit nga babai i tij. Policia ka rënë menjëherë në gjurmt e makinës por në momentin që policia është përpjekur ta ndalojë babin, kamioni u përplas me një makinë policie dhe një automjet tjetër. Një oficer që qëndronte afër makinës së policisë u godit nga kamioni dhe u plagos. Tre oficerët më pas qëlluan me armë drejt automjetit,ku sipas mediave fëmija ishte në ulësen e pasme të kamionçinës.
Babai në moshën 33-vjeçare u qëllua nga të shtënat me armë të policisë dhe aktualisht ndodhet në spital. Ndërkohë, oficeri i cili u godit nga kamioni po shërohet në një spital të Torontos.