Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në qytetin e Elbasanit, ku një person ka tentuar t’i japë fund jetës dhe është hedhur nga kati i 7 i pallatit ku banonte.
Ky shtetas, identiteti i të cilit nuk është bërë ende me dije, fatmirësisht ka mundur të mbijetojë dhe ka rënë në tarracën e një biznesi, poshtë pallatit ku banonte. Forca të shumta policie dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Por për shkak të orarit të vonë, fast food-i në pronësi të shtetasit Ilir Zekthi ka qenë i mbyllur dhe kjo i ka detyruar forcat e Policisë që të thyejnë xhamat e tij dhe të futen brenda për të shpëtuar banorin që ishte hedhur nga kati i 7 i pallatit.
I plagosuri është dërguar në spital, ndërkohë gjendja shendetësore e tij nuk dihet/ Policia po heton për shkaqet që e kanë çuar atë drejt aktit të rëndë.
Në fakt fillimisht u raportua se fast food-i ishte sulmuar gjatë natës dhe i ishin thyer xhamat, por nga burimet bëhet me dije se ngjarja ka qenë krejt ndryshe dhe bëhej fjalë për një person që ishte përpjekur të vetëflijohej.