Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, kur një 44-vjeçar është hedhur nga kati i 7-të dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Sipas informacioneve, shtetasi E.K është hedhur nga pallati në rrugën Gramoz Pashko tek Vilat Gjermane.
Mësohet se 44-vjeçari, kishte një vit që kishte dalë nga burgu dhe nuk dihet ende se çfarë e ka çuar në këtë akt ekstrem. Newsbomb ka siguruar edhe një foto nga pallati ku ndodhi ngjarja tragjike.
Tiranë/Informacion paraprakMë datë 28.04.2021, rreth orës 10:50, në rrugën “Gramoz Pashko”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte, shtetasi E. K., 44 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor.